FOTO / Me pushkë dhe 130 fishekë, arrestohet 18-vjeçari në Bulqizë, në kërkim shoku

Policia e Bulqizës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe ka vënë në pranga një 18-vjeçar. Ndërkohë 21-vjeçari, i cili drejtonte makinën është shpallur në kërkim.
“Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit të dyshuar, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e njërit prej shtetasve ( pasagjer) shtetasin K.S., 18 vjeç, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi E.T., 21 vjeç, mundi të largoj në këmbë pasi braktisi mjetin dhe vijon intensivisht puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftim.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit brenda në automjet, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë dhe 130 copë fishek.
/a.r
#FOTO #pushkë #dhe #fishekë #arrestohet #18vjeçari #në #Bulqizë #në #kërkim #shoku
Java News