Curri: Shqipëria do të ketë më shumë tifozë se çdo kundërshtar i saj në ‘Euro 2024’

Trajneri i mirënjohur dhe ish futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Debatik Curri ishte i ftuari i kësaj jave në emisionin ‘Blic Interview’ me Astrit Gashin.
Ndër të tjera, Curri ka komentuar edhe përkrahjen e madhe që do ta ketë Shqipëria nga tifozët në ‘Euro 2024’ nga ‘Tifozat Kuq e Zi’.
Ai tha se pret që gjithmonë Shqipëria do ketë më shumë tifozë se kundërshtarët e saj, kurse pret poashtu nga lojtarët që ta shpërblejnë këtë gjë në fushë me paraqitjen e tyre.
“Do jetë fantastike, tifozët janë mbështetja më e madhe që do ketë Shqipëria, ndoshta për mendimin tem, gjithmonë Shqipëria do ketë më shumë tifozë se kundërshtarët. Shqiptarët e dojnë shumë futbollin, pres mi përkrah në të trijat ndeshjet. Lojtarët do kenë përkrahje maksimale, teksa atyre iu mbetet të japin maksimumin në fushë. Mesazhi më i mirë për futbollistët është që me punu sa më fort, me qenë të disiplinum, edhe mos me u frikësu ndaj asnjë kundërshtari, i dëshiroj shumë sukses Shqipërisë në Kampionatin Evropian dhe presim që me gëzu sa më shumë, që ne me festu me të gjithë dhe t’i kryejmë pushimet në korrik”, deklaroi Curri.
//
#Curri #Shqipëria #të #ketë #më #shumë #tifozë #çdo #kundërshtar #saj #në #Euro
gazetablic.com