Aktualitet

Milani gati marrëveshjen me Zirkzee, tani fokusohet te Armando Broja

Skuadra e Milanit është duke punuar shumë në merkato për sezonin e ardhshëm 2024/25.

“Kuqezinjtë” janë shumë pranë marrëveshjes me sulmuesin e Bolognas, Joshua Zirkzee, por italianët nuk e kanë ndërmend të ndalen.

Ashtu siç raportohet në mediat italiane, Milani është në kërkim edhe të një sulmuesi dhe si opsion ka dyshen, Armando Broja dhe Artem Dovbyk.

Broja është duke kërkuar largimin nga Chelsea dhe Serie A do të ishte opsion ideal për të.

Por Blutë e Londrës duan shitjen e plotë të futbollistit, kurse vlera e lojtarit shqiptar shkon deri në 40 milionë euro.

Në anën tjetër, Dovbyk pas një super sezoni me Gironan kërkon një skuadër të re dhe më të fortë për sezonin e ri.

Kujtojmë që marrëveshja mes Milanit dhe Bolognas për transferimin e Zirkzee është rreth 40 milionë euro, por që mund të dështoj shkaku i agjentit, i cili kërkon 15 milionë euro.



#Milani #gati #marrëveshjen #Zirkzee #tani #fokusohet #Armando #Broja
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button