Aktualitet
Emri/ Humb jetën 62-vjeçari, ra në greminë teksa kulloste bagëtitë

Një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia, teksa kulloste bagëtitë. Ngjarja ka ndodhur në Qafë Shtamb, në vendin e quajtur “Nojë”. Sipas policisë, viktima është shtetasi R.A.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 06.06.2024, në rrugën për një Qafë Shtamb, në vendin e quajtur “Nojë”, duke mbledhur bagëtitë dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë shtetasi R. A., 62 vjeç.
Po punohet për nxjerrjen e trupit të 62-vjeçarit nga lartësia, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./m.j
#Emri #Humb #jetën #62vjeçari #në #greminë #teksa #kulloste #bagëtitë
Java News