Aktualitet
U vra në Dhërmi/ Viktima Eraldo Nevruzi, emër i njohur për policinë shqiptare. I denoncuar për dhunë në familje

Zbulohen të tjera detaje në lidhje me Eraldo Nevruzi, i cili rezulton emër i njohur për policinë shqiptare. Ai mësohet se ka qenë edhe në Britaninë e Madhe.
Ndërkohë në skedarët e Policisë së i Tiranës, rezulton se i riu ka qenë i dhunshëm dhe përdorues droge. Në dhjetor të vitit që lamë pas ka qenë babi i Eraldo Novruzi ai i cili i është drejtuar policisë dhe ka denoncuar djalin e tij për dhunë në familje ku më pas policia e ndaloi dhe më pas e procedoi penalisht.
I ati mësohet se kërkoi edhe urdhër mbrojtje gjë e cila është miratuar nga ana e gjykatës./m.j
#vra #në #Dhërmi #Viktima #Eraldo #Nevruzi #emër #njohur #për #policinë #shqiptare #denoncuar #për #dhunë #në #familje
Java News