Aktualitet

Balla thirrje opozitës: Distancohuni nga ata që janë shpallur “non-grata” nga SHBA

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u bëri thirrje deputetëve të Rithemelimit që të distancohen nga personat e shpallur ‘non grata’ duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai tha nga foltorja e Kuvendit se propozimet e opozitës do të merren parasysh vetëm nëse vijnë në rrugë zyrtare.

“Zonja dhe zotërinj deputete, duke ju falenderuar për bashkëpunim dua t’ju informoj se kemi marr në konsideratë edhe propozimet që kanë ardhur nga opozita.  Nëse ato vijnë në rrugë zyrtare dhe jo duke pushtuar foltoristët, foltoren. Distancohuni nga ata të cilët pushtojnë me dhunë foltoren dhe djegin goma dhe nga ata që janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA”, tha ai.

/a.r

#Balla #thirrje #opozitës #Distancohuni #nga #ata #që #janë #shpallur #nongrata #nga #SHBA
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button