Berisha akuza Ramës: Kërkon të fshehë abuzimet me show dhe batuta

Sali Berisha është ndalur sot në Sarandë, ku nuk kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.
Ai kujtoi tendera dhe investime të zhvatura nga buxheti i shtetit, duke pasuruar një grup njerëzish dhe varfëruar shqiptarët.
Madje Berisha nënvizoi se edhe fjalimet e tij me batuta janë të qëllimta për të hequr vëmendjen e qytetarëve nga problematikat që ka vendi.
“Ai kalon nga një qytet në tjetrin si hokatar, që i denjë nuk është, përpiqet me çdo kusht që të mbulojë dramën e madhe të Shqipërisë, përpiqet me batuta të mbulojë pensionet dhe gjendjen e vendit, spitaleve dhe mungesës së ilaçeve, zhdukjen e 130 mln eurove të djegësit të Tiranës, se i ka marrë vetë, e kanë burgosur aty 2 drejtorë. Paratë dalin të gjitha nga buxheti i shtetit me firmën e kryeministrit. Lubi Balluku e dinte, po nuk bënte zë, se e dinte se paratë po i hante Edi Rama, ato dardha po i hante kryeministri. Dhe e di si janë ato para që merren nga buxheti, sa për 800 mijë pensione”, tha kreu i PD-së.
Ai apeloi që më 11 maj shqiptarët të votonin për koalicionin opozitar, pasi qëllimi i Ramës dhe njerëzve të tij është të vjedhin e plaçkitin vendin për interesat e tyre.
“Ne tani paguajmë për të 120 mln euro, 100 mln për sterilizimin. Koncesioni i sterilizimit u dha me rritje çmimi 83 herë. Programi i tyre është për plaçkitje me një grup të vogël qeveritarësh, krushqish, trafikantësh, kriminelësh, ndaj 11 maji është dita epike e jona, që ndahemi nga një e keqe, e cila po e shkreton Shqipërinë, e cila po i vret ëndrrën këtij kombi. Ndaj më 11 maj të votojmë për Sarandën madhështore, për Shqipërinë madhështore”, përfundoi Berisha fjalën e tij.
#Berisha #akuza #Ramës #Kërkon #të #fshehë #abuzimet #show #dhe #batuta
Java News