Dosja “Partizani”/ “Berisha po përdor të njëjtat taktika si krimi i organizuar”, gazetari: SPAK e ka “kopsitur” dosjen

Edhe 12 ditë të tjera e ka shtyrë vendimmarrjen për dosjen e aferës “Partizani” gjyqtarja e seancës paraprake, Flojera Davidhi, duke vazhduar kështu zvarritjen sipas planit të Berishës dhe të pandehurve të tjerë.
Të ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, gazetari Adriatik Doçi dhe avokati Edmond Petraj “zbërthyen” arsyet pse Berisha po përpiqet të largojë në maksimum ditën e gjykimit.
Gazetari Doçi tha kreu i Partisë Demokratike ka si synim të shtyjë vendimarrjen pas 11 majit, me shpresën që do të rikthehet në pushtet dhe të ushtrojë presion mbi drejtësinë.
“Kjo është një ndër dosjet më të rëndësishme dhe përfaqësuese për misionin e SPAK-ut për shembejn e murit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Është një nga dosjet më serioze dhe të kopsitura sa i takon hetimit dhe mbledhjes së fakteve dhe provave për të provuar veprat penale që dyshohet se kanë kryer Sali Berisha me dhëndrin e tij. Duke parë kopsitjen e kësaj dosje që është shumë e vështirë nga ana e gjykatës për të gjetur të çara për ta rikthyer për hetime të mëtejshme, ka një strategji banale dhe diskretituese edhe për figurën e Sali Berishës së meqenëse miti I tij si i pakuptuar ra pas zbulimit të pasurive, po bjen edhe miti i tij si një politikan që përballet si të thuash. Është duke përdorur të njëjtat taktika dhe manovra proceduriale, siç kanë përdorur disa figura të krimit të organizuar që kanë shtyrë me vite përballjen me gjykatën. Qëllimi është që meqenëse nuk kanë shpresë që kjo dosje mund të zhbëhet nga gjykata ose mund të prapësohet për hetime të mëtejshme, synohet të shtyhet vendimarrja pas 11 majit me shpresën dhe iluzionin se mund të jenë në rrethana më të favorshme pas për të ushtruar presion ndaj drejtësisë, me qëllim për t’i shpëtuar gjykimit për këtë aferë korruptive”,-tha Doçi.
#Dosja #Partizani #Berisha #përdor #të #njëjtat #taktika #krimi #organizuar #gazetari #SPAK #kopsitur #dosjen
Java News