Aktualitet
Konfiskohet substancë narkotike në vlerë 200 mijë euro, arrestohen gjashtë persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar gjashtë persona dhe ka konfiskuar substancë narkotike në vlerë 200 mijë euro, në dy raste të ndara në Prizren dhe në Gjilan.
Siç thuhet në njoftimin e policisë, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, teksa aksioni për kapjen e tyre është zhvilluar të mërkurën.
Tutje në njoftim thuhet se vlera e kësaj substance narkotike sipas tregut dyshohet të jetë mbi dyqind mijë euro.
Njoftimi i plotë:
#Konfiskohet #substancë #narkotike #në #vlerë #mijë #euro #arrestohen #gjashtë #persona
gazetablic.com