Aktualitet

Nis me përplasje protesta e opozitës në Shqipëri

Ka nisur me tensione protesta e opozitës përballë ambienteve të parlamentit, ku po zhvillohet seanca plenare.

Protestuesit janë afruar pranë kordonit të policisë, duke u konfrontuar fizikisht dhe duke u shtyrë për të hyrë në ambientin e sallës së seancave plenare.

Në hyrjen e parlamentit është vendosur një kordon i gjatë i uniformave blu, të cilët do të sigurojnë mbarëvajtjen e tubimit.

Ndërkohë që gazetarja e Euronews Albania nga terrreni, Sara Demushi, bën me dije se pritet të ndiqet i njëjti skenar si në protestën e fundit të opozitës përballë Bashkisë Tiranë.

Një pirg me goma është vendosur përballë godinës së parlamentit që me shumë gjasa pritet të digjet në vijim. Gjithashtu shihet se organizatorët kanë marrë dhe dhjetëra vezë të cilat protestuesit do t’i përdorin për të goditur sallën e seancave plenare.

Me pankarta në duar dhe nën thirrjet “Rama ik”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Protesta e opozitës vjen pas investigimit të emisionit Rai 3, ku u hodhën akuza për lidhje të qeverisë me personazhe të inkriminuar.

/Euronews Albania/



#Nis #përplasje #protesta #opozitës #në #Shqipëri
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button