Aktualitet

Një 35-vjeçar shqiptar gjendet i vdekur në një kanal vaditës në Greqi, ende nuk dihen shkaqet

Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në një kanal vaditës në Koulouta, Imathia.

Trupi i pajetë i shqiptarit u gjet mesditën e kësaj të mërkure nga forcat zjarrfikëse, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.

Vendi ku u gjet i ndjeri nga Shqipëria, është në një zonë rurale midis fshatrave Diavatos dhe Kouloura të Imathia.

Operacionin e rikuperimit e kanë tentuar 15 zjarrfikës me 4 automjete duke përfshirë edhe ekipin e zhytësve me një varkë shpëtimi. Policia po kryen hetimet paraprake për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja tragjike./m.j

#Një #35vjeçar #shqiptar #gjendet #vdekur #në #një #kanal #vaditës #në #Greqi #ende #nuk #dihen #shkaqet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button