Aktualitet

Basha: Taksa e sheshtë 9%. Programi ynë për ekonominë është përthithur nga publiku si uji në rërën e nxehtë. Për 4 vite…!

Pak ditë pas prezantimit të programit, kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha ka organizuar një tavolinë diskutimi për programin ekonomik me ekspertë të fushës.

Basha tha se programi i prezantuar pak ditë më parë është përthithur nga publiku si ujë në rerën e nxehtë, në shkretëtirën e shpresës që ka lënë pas qeveria.

Ai theksoi se PD qëndron e palëkundur për taksën e sheshtë 9% e cila sipas tij do të nxisë krijimin e një modeli të ri ekonomik për vendit, e që po ashtu i jep predispozitat për rritje të standardit të jetesës.

Kreu i PD, u shpreh se synimi është që në katër vjecarin e parë të qeverisjes, Shqipëria të ketë standardin e jetesës më të lartë në Rajon.

Basha: Është një ofertë që është përthithur nga publiku, si ujë në rerën e nxehtë, në shkretëtirën e shpresës që ka lënë pas kjo qeveri.

Ky është propozimi jonë i palëkundur për taksën e sheshtë 9%, 9% tatim fitimi, 9% tatim mbi të ardhurat personale, 9% për të ardhurat nga profesionet e lira dhe devidenti.

Përmes kësaj synojmë të nxisimkrijimin e një modeli të ri ekonomik për vendit.

Përmes kthimit të ekonomisë në rrafshin e meritokracisë, i jep vendit në katër vite një ekonomi me konkurruese në Rajon, e po ashtu i jep predispozitat për rritjen e standardit të jetesës. Synimi jonë është brenda 4 viteve, Shqipëria të ketë , standardin më të lartë të jetesës në Rajon./m.j

#Basha #Taksa #sheshtë #Programi #ynë #për #ekonominë #është #përthithur #nga #publiku #uji #në #rërën #nxehtë #Për #vite
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button