Aktualitet

“Faleminderit për ndihmën”, Meloni krah Ramës: Kemi ndjekur fushatën denigruese ndaj tij

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka folur në konferencëne  përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Shëngjin.

Ajo ka shprehur mbështetjen për Ramën përballë akuzave të mediave italiane, teksa është ndalur edhe te marrëveshja për emigrantët.

“Dua të them që se vendet tona janë dy vende mike, janë vende që historokisht kanë bashkëpunuar dhe do doja të falenderoja kryeministrin Rama, popullin shqiptar për ndihmën që na dhanë në mënyrë që të realizonim këtë marrëveshje.

Nuk më mbetet veçse të përsëris afërsinë e qeverisë italiane, të popullit italian për sulmet që i janë bërë kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Ne kemi ndjekur një fushatë denigruese ndaj qeverisë shqiptare dhe kemi dëgjuar etiketime sikur qeveria shqiptare është një narkoshtet. Nuk është hera e parë që Rama dhe Shqipëria i ofrojnë bashkëpunimin Italisë. Historia e Shqipërisë ka treguar se ajo ka pasur dëshirën e sinqertë për të qenë pjesë e BE.

Kur verën e kaluar erdha këtu dhe pata rastin të diskutoj me Ramën për këtë marrëveshje morëm parasysh disa kushte, sepse emigracioni jashtëligjshëm është një fenomen shqetësues që vendet e BE nuk mund ta përballojnë të vetme, por duhet edhe ndihmna e vendeve jashtë BE. Kjo marrëveshje bazohet në 3 objektiva, në luftën ndaj trafikut të qenieve njerëzore, të emigracionit të paligjshëm. Nëpërmjet kësaj marrëveshje Shqiëpria ka vënë në dispozicion edhe disa territore të saj në të cilat Italia po kryen punimet për ngritjen e dy qendrave. Është një marrëveshje novative”, tha Meloni.

/a.r

#Faleminderit #për #ndihmën #Meloni #krah #Ramës #Kemi #ndjekur #fushatën #denigruese #ndaj #tij
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button