Aktualitet

VIDEO / Çfarë po ndodh në Shëngjin? Dalin pamjet brenda qendrës së emigrantëve

Pak para vizitës së kryeministres italiane Giorgia Meloni në Shqipëri, A2 CNN ka zbuluar pamjet brenda qendrës së pritjes për emigrantët në Shëngjin.

Në këto pamje shihen karabinierët italianë dhe godinat e përfunduara të qendrës së pritjes së emigrantëve. Ndërtesat duken të pajisura me kondicionerë dhe kamera të sigurisë.

Kjo është vetëm një pjesë nga qendra e pritjes së emigrantëve. Qendra e pritjes do të shërbejë për identifikimin dhe regjistrimin e emigrantëve, ndërsa qendra pritëse në Gjadër do të jetë në juridiksionin e autoriteteve italiane dhe aty emigrantët do të kalojnë filtrin e parë. Një emigrant do të qëndrojë në vendin tonë për të paktën 28 ditë, ku do të kryhet identifikimi i tyre.

/a.r

#VIDEO #Çfarë #ndodh #në #Shëngjin #Dalin #pamjet #brenda #qendrës #së #emigrantëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button