Aktualitet

“Fituam me 75% të votave”, Veliaj: Vora një mesazh që duhet të ecim përpara

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dalë në një deklaratë për mediat pasi është shpallur fitorja në Bashkinë e Kamzës, Vorës e Elbasanit, ku tek të treja ka fituar PS.

Veliaj tha se fitorja e Vorës që ka qenë një bastion i djathtë, dhe në këto zgjedhje mori 75% të votave është një mesazh që duhet të ecim përpara.

“Vora që prej dy dekadash nuk thyhej, ku për ata ishte kthyer si një bastion që nuk thyhej, në një depozitë ku mbusheshin autobusët për protesta. Vora na dha një mesazh që duhet të ecim përpara. Duhet të falënderoj Sherën. Është një Parti Socialiste totalisht e rinovuar. Sot na kanë dhënë një besim që do thyej rekord me 75% të votës. Shera e PS do i shërbejë 100 % Vorës dhe ata që preferuan zgjedhjen e Berishës”- tha Veliaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button