Aktualitet

Dështimi izraelit, Hamasi vret 4 pengje të tjerë, Netanjahu anulon vizitën në SHBA

Inteligjenca ushtarake e Izraelit ka konfirmuar vdekjen e katër pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor. Sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite Daniel Hagari, të katër pengjet u vranë teksa ishin së bashku, gjatë një operacioni izraelit në Khan Youni, ndërsa trupat janë ende në duart e militantëve.

“Ne vlerësojmë se katër prej tyre u vranë së bashku në zonën e Khan Younis disa muaj më parë ndërsa mbaheshin nga terroristët e Hamasit, në kohën kur forcat tona po vepronin në Khan Younis. Ne jemi duke ekzaminuar tërësisht rrethanat e vdekjes së tyre dhe duke kontrolluar të gjitha mundësitë, së shpejti do t’i prezantojmë gjetjet, fillimisht te familjet e tyre, e më pas te publiku”, tha Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite.

Izraeli beson se nga më shumë se 250 personat e rrëmbyer më 7 tetor, rreth 120 mbeten në Gaza. Shumë prej tyre janë deklaruar të vdekur nga autoritetet izraelite. Pas konfirmimit të vdekjes së pengjeve, banorë të shumë të Izraelit protestuan pranë ambasadës së SHBA në Tel Aviv. Ata ndjehen të zhgënjyer pasi kthimi i pengjeve pranë familjeve nuk po realizohet.

Sakaq, numri dy i koalicionit të qeverisë së Izraelit, Itamar Ben Gvir, ka kërcënuar përsëri Hamasin me luftë deri në zhdukjen e tyre.

“Mali i Tempullit dhe Jerusalemi janë tonat. Ne duhet t’i godasim aty ku është më e rëndësishme për ta”, citon të ketë thënë lideri i të djathtës radikale dhe ministri i Sigurisë Kombëtare, në prag të ‘Ditës së Jerusalemit’, festë me të cilën Izraeli feston ribashkimin e qytetit në luftën 6-ditore të vitit 1967. Ndërkohë Benjamin Netnayhu nuk do të jetë i pranishëm në Uashington më 13 qershor për të mbajtur fjalimin përpara Kongresit Amerikan.

Zyra e Netanjahut ka bërë më dije për mediat izraelite se data e fjalimit të tij në Kongres nuk është “vendosur”, por nuk do të jetë 13 qershori, sepse ajo datë përkon me festat hebraike.

/a.r

#Dështimi #izraelit #Hamasi #vret #pengje #të #tjerë #Netanjahu #anulon #vizitën #në #SHBA
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button