Aktualitet

Merr emrin e Remzi Hoxhës një rrugë në Tiranë, Veliaj: Ata që e vranë presin të përballen me drejtësinë majë penxheres

Në Bashkinë e Tiranës është mbajtur sot ceremonia për vendosjen e emrit të Remzi Hoxhës, një rruge në kryeqytet.

Me këtë rast, kryebashkiaku Erion Veliajt ka mbajtur një fjalim para familjarëve të Hoxhës.

“E dashur zonjë,

I dashur Adrian, djali simbol i vendosmërisë për gjetjen e së vërtetës për vdekjen e babait

Të dashur miq familjar dhe të afërm të Remziutë

Në jetën e një kryeqyteti është traditë që historia të ngulitet në mendjen e njerëzve edhe përmes emrave të rrugëve. Zakonisht kryeqyteti nderon njerëzit që i kanë dhënë atij një emër të madh, njerëz që nderojnë historinë e qytetit, njerëz që kanë kontribuar shumë për të ardhmen e qytetit dhe që kanë ndryshuar me veprën e tyre historinë e këtij qyteti.

Ky i sotmi është një rast iI pazakont pasi kryeqyteti do të nderojë dikë që e ka breng në ndërgjegjen e tij. Pra do të nderoj dhe përjetësoj dikë që qyteti e ka vrarë.

Në një farë mënyre ky është rasti kur Tirana, do të stampojë në kujtesën e saj, nevojën për reflektim që ka shoqëria jonë, e cila duhet të fiksoj në kujtesën e qytetit jo vetëm heroizmat, arritjet apo njerëzit që e kanë bërë krenar, por dhe ato gjëra që atë e bëjnë të ul kokën.

Rasti i Remzi Hoxhës është një rast i tillë. Ai ishte një biznesmen i njohur në Kosovë dhe Maqedoninë e asaj kohe të viteve 90-të, i cili kishte sytë mendjen dhe zemrën nga Shqipëria. Investoi qysh me ardhjen e demokracisë në disa projekte të vogla në Tiranë e më pas vendosi të hap një biznes të qëndrueshëm.

Paralelisht me aktivitetin e tij modest si biznesmen në Tiranë, ai ishte një aktivist i shquar i çështjes kombëtare shqiptare, një sindikalist që kontribuonte në mbijetesën dhe solidaritetin e punëtoreve të Kosovës përballë një regjimi që i kishte përjashtuar ata për shkak të origjinës etnike dhe i kishte hedhur në rrugë.

Rezmi Hoxha u bë për pak vite strumbullari i përballjes së shoqërisë së Kosovës me regjimin genocidal të Beogradit, dhe e s’postoi veprimtarinë e tij në Shqipëri i sigurt se toka mëmë do ti mbronte krahët në këtë mision historik. Ai ishte mes njerëzve që përbënin bërthamën e asaj q ëmë vonë do të ishte Ushtria Clirimtare e Kosovës, si një kontribuues financiar politik dhe shpirtëror i tyre.

Ne sot jemi mbledhur jo thjesht ti kërkojmë ndjesë Remziut apo familjarëve të tij për atë që ndodhi me jetën e tij dhe fshehjen e krimit, por mbi të gjitha për ti dëshmuar vetes sonë se një qytet i ndriçuar kulturalisht si Tirana, ka fuqi të pranojë gabimet e veta dhe të përjetësojë kujtimin e kësaj ngjarje të dhimbshme sipas motos që krimet të cilat harrohen janë të destinuara të përsëriten.

Autorët e këtij krimi shtetëror, nuk dolën kurrë para drejtësisë në mënyrë të qartë për tu dënuar. Ata që e vranë Remziun nuk fshehën vetëm trupin e tij por dhe të vëfrtetën. Dhe një pejsë të së vërtetës tentuan ta fshehin dhe me procesin gjyqësor si farsë. Më pas disa vdiqën, disa u arratisën pa gjurmë e të tjerë presin të përballen me drejtësinë majë penxheres, por ndërkohë atyre historia ua ka bërë gjyqin si vrasës.

Sot ne end enuk kemi një drejtësi të plot për Remzi Hoxhën, ende nuk kemi një varrë për të, ende nuk kemi një gjyq të mbaruar, por kemi këtë pllak nderi e cila aq sa na rëndon në ndërgjegje po aq na e lehtëson atë kur ndjehemi që kemi bërë një hap përpara në pranimin e këtij turpi dhe në ngulitjen e tij në kujtesën e këtij qyteti si një histori që nuk duhet të përsëritet më kurrë”, tha Veliaj./m.j

#Merr #emrin #Remzi #Hoxhës #një #rrugë #në #Tiranë #Veliaj #Ata #që #vranë #presin #të #përballen #drejtësinë #majë #penxheres
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button