Zbardhen diskutimet në Grupin e PS: Nga pagesat për ish-uzinën e Poliçanit, te traktati me Ukrainën

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur këtë të hënë për të diskutuar axhendën e javës së re në Kuvend.
Kryetari Bledi Çuçi njohu deputetët me çështjet që pritet të diskutohen nëpër komisione dhe të shkojnë më pas në seancën e datës 6 qershor.
Mes projektligjeve që parashikohet të kalojnë në seancë janë ai “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”; projektligj “Për ratifikimin e traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”; projektligji “Për gjendjen civile”; shqyrtim i draft Rezolutës për Veprimtarinë e Entit Rregullator të Ujit për vitin 2023 etj.
Në vijim pati diskutime të tjera për çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm në mbledhje.
/a.r
#Zbardhen #diskutimet #në #Grupin #Nga #pagesat #për #ishuzinën #Poliçanit #traktati #Ukrainën
Java News