Aktualitet
Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i shtrirë në trotuar më lëndime në kokë.
Vdekja e viktimës është konstatuar në spitalin e Mitrovicës.
Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend ngjarje kanë dalur njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar policia
#Gjendet #shenja #jete #një #person #në #Mitrovicë #policia #nis #hetimet
gazetablic.com