Lajm i fundit/Plagosje me thikë në Tiranë

Një 36-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e së dielës në Tiranë. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në Farkë, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes, një 40-vjeçar, është vënë në pranga.
Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta
“Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 40-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Farkë, rreth orës 18:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi B. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin H. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
#Lajm #funditPlagosje #thikë #në #Tiranë
Java News