Aktualitet

Mbappe firmos me Real Madrid, francezi transferohet si lojtar i lirë

Priti për më tepër se 1 vit, u përball me çdo lloj presioni nga drejtuesit e në fund ia doli të jetë lojtar i Realit të Madridit, bëhet fjalë për Kylian Mbappe, i cili raportohet të ketë firmosur me Los Blancos.

Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare, por francezi ka arritur akordin me drejtuesit e galaktikëve, ndërsa detajet do të publikoheshin pas finales së Champions League, e cila u luajt mbrëmjen e së shtunës.

25-vjecari është transferuar si lojtar i lirë duke bërë që PSG të mos fitojë asgjë, edhe pse pagoi më tepër se 100 milionë euro tek Monaco vite më parë për afrimin e lojtarit.

Nuk dihen detajet rreth pagesës së tij në Bernabeu, por raportohet për një kontratë afatgjatë. Ai është takuar disa herë nga afër me presidentin Fiorentino Perez, i cili e ka bindur të kalojë në Spanjë.

Mbappe u përfol edhe më herët se dëshironte vetëm Realin, me të cilin kishte akord personal, por tani gjithçka po shkon drejt zyrtarizimit. Përgjatë këtyre ditëve do të bëhet dhe prezantimi i bomberit francez, ndërsa pritet me shumë bujë, duke qenë se interesi ndaj tij ka qenë i lartë, kjo si pasojë e performancave fantastike në fushë.

#Mbappe #firmos #Real #Madrid #francezi #transferohet #lojtar #lirë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button