Aktualitet
Prag-tragjedie/ Aksident në Pogradec-Drilon: Përplasen 2 makina, 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Pogradec-Drilon.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë janë lënduar.
Njoftimi:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 01.06.2024, rreth orës 19:12, në aksin rrugor “Pogradec-Drilon”, automjeti me drejtuese shtetasen N. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. M. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe dy pasagjerë, jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesit e automjeteve do kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./m.j
#Pragtragjedie #Aksident #në #PogradecDrilon #Përplasen #makina #të #plagosur
Java News