Aktualitet

LIVE! PD prezanton programin “Shqipëria meriton më shumë”, Basha: Ne jemi shumica e shqiptarëve

Një vit pra zgjedhjeve parlamentare kreu i PD Lulzim Basha prezantoi programin “Shqipëria Meriton më shumë”.

Programi u prezantua në kuvendin e kësaj partie që u zhvillua në Parkun Olimpik në Tiranë.

Basha tha se partia e tij përfaqëson shumicën e vullnetit të qytetarëve shqiptarë. “PD është e vetmja forcë që zhvillon kuvend programor” tha ai.

Basha sulmoi ashpër qeverinë e kryeministrit Rama duke thene se ajo është e kapur nga korrupsioni dhe paligjshmëria.

“Ne do të nisim rrugëtimin e paraqitjes së alternatives sonë, pasi vendi po qeveriset në mënyrë të papërgjegjshme” tha kreu i PD. “PD do të paraqesi alternativën dhe do organizojme debate me qytetarët” tha Basha.

/a.r

#LIVE #prezanton #programin #Shqipëria #meriton #më #shumë #Basha #jemi #shumica #shqiptarëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button