Aktualitet

Arrestohet një person në Gjilan, kreu grabitje duke kërcënuar me thikë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje në Gjilan nën dyshimin për grabitje.

Sipas një komunikate për media, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan kanë arritur që të identifikojnë, lokalizojnë dhe arrestojë të dyshuarin F.S. (viti i lindjes 1975).

Policia bën të ditur se arrestimi i tij është bërë nën dyshimin se i njëjti me datën 28.05.2024 rreth orës 05:10 kishte arritur që nën kërcënimin e thikës nga punonjësi i një pikë të karburanteve, të grabisë një shumë të parave të gatshme dhe një telefon celular duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’.



#Arrestohet #një #person #në #Gjilan #kreu #grabitje #duke #kërcënuar #thikë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button