AktualitetDurresi Sot
Berisha i nxjerr FOTON: Kushëriri i drejtorit të policisë po blen vota në Spitallë të Durrësit

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha, denoncoi përmes rrjeteve sociale një rast të blerjes së votave.
Sipas Berishës, kushëriri i drejtorit të policisë po blen vota në Spitallë të Durrësit.
“Denoncohet blerësi i votave në Spitallë, Durrës. Ai është Fetah Mataj kushëri i drejtorit të policisë së Durrësit!” shkruan Berisha.
Durrësi është një nga vatrat më të nxehta të blerjes së votave nga makineria elektorale shtetërore.
