Baraliu: Bashkimi Evropian nuk po e bën si duhet punën në dialogun Kosovë-Serbi

Qeveria e Kosovës po përballet me presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare e qe ka të bëjë me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Themelimi i Asociacioni u bë kusht nga fuqitë perëndimore ndaj Kosovës për pranimin e saj në Këshillin e Evropës.
Qeveria e Albin Kurtit refuzoi që të dërgojë në Kushtetuese Draft-Statusin për Asociacionin të propozuar nga Miroslav Lajçak. Ky refuzim bërë që shtetet anëtare të KiE-së të mos e fusin në agjendën diskutimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm në takimin e Këshillit të Ministrave të mbajtur me 17 maj.
Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu në Kanal10 ka thënë se Bashkimi Evropian nuk po e bën si duhet punën në dialogun Kosovë – Serbi.
“BE dialogun nuk po e bën paanshmerishtë, nuk po e bën parimisht dhe nuk po e bën ndershmërisht, derisa vazhdohet kështu nuk do të këtë dialog të mirëfilltë”, ka thënë Baraliu.
Ai ka theksuar se kushdo që e ka pranuar Asociacionin e ka vulosur edhe fatin e tij politik.
#Baraliu #Bashkimi #Evropian #nuk #bën #duhet #punën #në #dialogun #KosovëSerbi
gazetablic.com