Conte ka hequr dorë nga Napoli, nuk mund të presë më për De Laurentiis

I mërzitur nga “flirtet” e pafundme të presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis me trajnerë të shumtë, Antonio Conte i ka dhënë fund negociatave me të. Siç raporton gazeta “La Repubblica”, Conte nuk do të jetë trajner i Napolit në sezonin 2024/25.
Conte ka vendosur ta thyejë këtë ngërç në negociatat me De Laurentiis, pasi presidenti i Napolit po vonon një vendim përfundimtar dhe nënshkrimin e kontratës me të.
Ajo që e shqetëson Conten është pikërisht “flirti” që po bën De Laurentiis. Ish-trajneri i Juventusit është cilësuar si favorit për t’u bërë trajneri i ri i Napolit, por në të njëjtën kohë presidenti i klubit po peshon shanset për të nënshkruar me Gian Piero Gasperinin dhe Stefano Pioli.
Conte nuk ka ndërmend të presë më për lëvizjet e pronarit të Napolit dhe po pezullon negociatat me klubin.
/ Sport
#Conte #hequr #dorë #nga #Napoli #nuk #mund #të #presë #më #për #Laurentiis
gazetablic.com