Aktualitet

Deputeti i VV-së: Me liberalizimin e vizave i kemi dhënë fund izolimit të qytetarëve

Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, ka folur për sukseset e Qeverisë së udhëhequr nga lideri i tij, Albin Kurti dhe subjekti tij politik, Vetëvendosje.

Ai thotë se është opozita ajo që bën vlerësimin e punës së Qeverisë dhe jo opozita, duke vendosur si sukses edhe liberalizimin e vizave i cili ndodhi me 1 janar të këtij viti.

‘’Ne jemi shumicë, jo opozitë. Opozita bënë vlerësime e kritika ndaj qeverisë. Ato po i bëjnë në vazhdimësi. Nuk besoj që kanë nevojë për ndihmën tonë. Sa i përket sukseseve e përparimit ato janë në shume fusha te ndryshme qe prekin direkt qytetaret e vendit. Duke filluar nga liberalizimi i vizave. Sot qytetarët tanë udhëtojnë lirshëm, pa pengesa ne te gjitha vendet e zonës shengën. Pra i kemi dhënë fund izolimit te padrejte ndaj qytetarëve tanë.’’ thotë aiSukses i Qeverisë për deputetin e VV-së është edhe progresi në ligjshmërin e territorit të vendit.‘’Progresi në ligjshmërisë në gjithë territorin është më se evident. Luftimi i krimit të organizuar, trafikut të drogës e kontrabandës është më i lartë se asnjëherë më parë. Ushtrinë e kemi më të fortë se kurrë’’ deklaron ai.

Deputeti Ramadani, thotë se me ligjet e miratuara është avancuar sistemi gjyqësor.

‘’Me ligjet që kemi miratuar kemi filluar edhe reformat në administratën publike, kemi avancuar sistemin gjyqësor me themelimin e gjykatës komerciale duke lehtësuar e përshpejtuar procedurat për kontestet që prekin bizneset e kompanitë. Për fat të keq 2 ligje kyçe të kësaj fushe si ai për Byron e Konfiskimit te Pasurisë se Pajustifikueshme, dhe ligji për Vetingun kane mbetur peng i Gjykatës Kushtetuese’’ shton tutje deputeti Ramadani për FrontOnline.

Sukses tjetër për deputetin e VV-së, është edhe vendimi për subvencionimin për shtesat për fëmijët dhe nënat lehona.

‘’Për herë të pare në vendin tonë kemi shtesa për fëmijë e për nenat lehona, kemi subvencionuar e ndihmuar familjet në nevojë me subvencionim të energjisë e kemi promovuar evidencën e energjisë elektrike duke subvencionuar pajisje efecientë për ngrohje’’ shprehet ai.

Po ashtu, ai thotë se edhe projektet infrastrukturore janë suksese tjera të Qeverisë.‘’Shume projekte infrastrukture qe ishin stërzgjatur e bllokuar me vite të tëra tani po marrin epilog siç është rruga Prishtinë – Podujevë dhe ajo Prishtinë – Mitrovicë. Në bujqësi kemi rritur subvencionet duke promovuar rritjen e kultivimit të kulturave bujqësore pakrahasueshëm me vitet paraprake. Këto janë vetëm disa prej sukseseve të qeverisë por edhe fushat tjera si kultura, sporti diplomacia etj., kanë pasur periudhën me të mirë që nga paslufta në Kosovë’’, ka deklaruar ai.



#Deputeti #VVsë #liberalizimin #vizave #kemi #dhënë #fund #izolimit #të #qytetarëve
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button