Aktualitet

Dhunë në familje: Dy burra e një grua bëhen për spital në Shtime

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje që ka pasuar me rrahje më pas, dy burra dhe një grua kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF në Shtime.

Ndërsa, njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

“DHUNË NË FAMILJE / Shtime / 12.05.2024-19:30. Tre viktima, dy meshkuj dhe një femër kosovare kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF- Shtime, pasi që të njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.



#Dhunë #në #familje #burra #një #grua #bëhen #për #spital #në #Shtime
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button