Aktualitet

Ministrja e e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje sot në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser Al Misnad.

Kështu bën të ditur zyra e kryeministrit.

Takimi do të fillojë nga ora 10:30, dhe mbahet në ndërtesën e qeverisë.

Ndërkaq, mediave iu lejohet të marrin pamje nga oborri i Qeverisë.

Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad.

Takimi, sipas zyrës së presidentes, do të fillojë nga ora 9:00, në Kabinetin e Presidentes.

“Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad”, thuhet në njoftim.



#Ministrja #Katarit #për #Zhvillim #Social #dhe #Familje #sot #në #Kosovë #takohet #Osmanin #Kurtin
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button