Sot heshtje zgjedhore, Shqipëria nesër voton për 61 drejtuesit e rinj vendorë. Ja përballjet!

Sot është heshtje zgjedhore, pas mbylljes një ditë më parë të fushatës elektorale të partive politike që do të konkurrojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Sipas Kodit Zgjedhor, 24 orë para datës së zgjedhjeve përfundon fushata e partive politike, duke ia lënë vendin heshtjes zgjedhore.
Rreth 140 kandidatë të subjekteve politike si, Partia Demokratike; Partia Socialiste; Partia Lëvizja Bashkë; Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen; Partia e Fronit të Majtë; Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet; si dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të synojnë të marrin drejtimin e bashkive në gjithë vendin.
Në 44 bashki do të garojnë nga dy kandidatë, në 14 bashki do të jenë nga 3 kandidatë, ndërsa në Sarandë do të jenë 4 kandidatë. Teksa sot kjo ditë do të shërbejë për përgatitjen e bazës së materialeve zgjedhore dhe shpërndarjen e tyre në çdo skaj të vendit, të dielën qytetarët i drejtohen kutive për të votuar.