Aktualitet

Tyson Fury apo Oleksandr Usyk, ja kush është më favorit për super meçin e shekullit

Luftë, spektakël, emocion dhe adrenalinë – disa nga fjalët që e përshkruajnë super meçin e ditës së sotme në botën e boskit.

Unifikimi i titujve në peshat e rënda të boksit do të diskutohet mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk, një meç që po konsiderohet edhe si meçi i shekullit deri më tash.

Kampioni i peshave të rënda në WBC, Tyson  Fury (34-0-1, 24 KO) do të përballet me Usyk (21-0, 14 KO), i cili mban titujt e peshave të rënda WBA, IBF, WBO dhe IBO, me fituesin që do të jetë një kampion i padiskutueshëm i të gjitha kategorive.

Ky meç do të zhvillohet sonte në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite, me meçin që është planifikuar të fillojë rreth orës 23:50.

Fitorja e mundshme e Tyson Fury kuotohet me kuotë 1.96, fitorja e boksierit ukrainas ka vlerën prej 2.13, kurse një barazim i mundshëm ka vlerën prej 20.00.

Edhe në analizat e përgjithshme nga faqe të ndryshme, del se Fury është pak më i avantazhuar, por gjithçka do të vendoset brenda ringut.

/ Sport/



#Tyson #Fury #apo #Oleksandr #Usyk #kush #është #më #favorit #për #super #meçin #shekullit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button