Aktualitet

Paga e Messit në Inter Miami tejkalon buxhetet e ekipeve të MLS

Vetëm Lionel Messi merr më shumë se çdo lojtar në MLS dhe vetëm të ardhurat e argjentinasit tejkalojnë buxhetet e pothuajse të gjitha skuadrave në ligën e Amerikës së Veriut.

Reprezentuesi argjentinas iu bashkua Inter Miami verën e kaluar me një pagë bazë prej mbi 9 milionë euro, përcjell Sport.

Megjithatë, sipas të dhënave të Shoqatës së Lojtarëve të MLS-së, me kompensimin vjetor që merr Messi , kjo pagë mund të kalojë 18 milionë euro në vit.

Këto shifra kanë të bëjnë me atë që merr Messi gjatë gjithë kontratës së tij me MLS, e cila zgjat deri në sezonin 2025, përveç pagës së tij, përfshin të gjitha bonuset e marketingut dhe tarifat e tjera që merr argjentinasi.

Të dhënat nuk marrin parasysh marrëveshjet shtesë me skuadrën, as ndonjë bonus performancë, përndryshe fatura mund të jetë edhe më e madhe për yllin argjentinas.

Inter Miami kryeson ligën për sa i përket listës së pagave, me rreth 38 milionë euro, dy herë më shumë se të gjitha skuadrat e tjera, me përjashtim të vetëm të Torontos (29 milionë euro) dhe Chicago Fire (23 milionë euro).

/ Sport/



#Paga #Messit #në #Inter #Miami #tejkalon #buxhetet #ekipeve #të #MLS
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button