Aktualitet

Super spektakël basketbollistik sonte në Mitrovicë, Trepça dhe Golden Eagle Ylli përballen në ndeshjen e tretë finale

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen sonte në finalen e tretë të “Play-off”-it.

Seria finale është 1:1, derisa skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës, transmeton Sport.

Dy sfidat e para kanë qenë të jashtëzakonshme, duke paralajmëruar duele të ‘zjarrta’ në finale, që është ajka e fundit të kampionatit.

Ndeshjen e parë e fituan mitrovicasit 77:68, kurse atë të dytë therandasit 80:79.‘Xehetarët’ kërkojnë trofeun e katërt për këtë edicion, pas Kupës, Superkupës dhe Ligës Unike dhe titullin e pestë në histori, derisa therandasit titullin e tretë në histori, pasi më 2021 dhe 2022 u shpallën kampionë të Kosovës.

Në këtë edicion janë përballur shtatë herë deri më tani. Në garat e rregullta u ndanë 2:2, derisa ‘Xehetarët’ triumfuan në finale të Ligës Unike, kurse seria finale është 1:1.

/ Sport/



#Super #spektakël #basketbollistik #sonte #në #Mitrovicë #Trepça #dhe #Golden #Eagle #Ylli #përballen #në #ndeshjen #tretë #finale
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button