Guardiola: Lojtarët e mi janë mësuar me presionin, ata argëtohen në këto kushte!

Manchester City nuk gaboi në transfertë ndaj Fulham duke triumfuar me rezultatin 0-4. “The Citizens” vijojnë kështu t’i ushtrojnë presion Arsenalit me të cilin po garojnë për titullin kampion.
Trajneri Pep Guardiola pas ndeshjes me Fulham theksoi se lojtarët e tij nuk e kanë problem presionin, madje sipas spanjollit nën këto kushte të besuarit e tij japin më të mirën.
“Lojtarët e mëdhenj argëtohen kur në lojë është presion i lartë. Këta lojtarë janë mësuar në të gjithë këto vitet e fundit që të performojnë nën presion. Tani jemi sërish në fazën finale të kampionatit dhe kërkojmë që të mbërrijmë në ndeshjen e fundit duke e pasur vetë fatin tonë në duar. Ndaj Fulham bëmë një ndeshje të madhe, tani të vazhdojmë kështu”, u shpreh Guardiola.
Në rast se City ia del të fitojë dy ndeshjet e radhës atëherë “qytetarët” do të festonin titullin e dhjetë në histori dhe të katërtin radhazi.
#Guardiola #Lojtarët #janë #mësuar #presionin #ata #argëtohen #në #këto #kushte
gazetablic.com