Aktualitet

Abazi: Kurti synon mashtrimin e opozitës, kjo është arsyeja e ftesës për takim

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, u deklarua në një prononcim për lidhur me refuzimin e opozitës për t’i shkuar në takim Kurtit.

Ai tha se nuk ka refuzim mirëpo tentim manipulimi nga Kurti kundrejt opozitës.

“Nuk mund të flasim për refuzim por për tentim të manipulimit dhe mashtrimit të Kurtit ndaj opozitës”, deklaroi ai.

Tutje, Abazi theksoi se kryeministri përveç që ka refuzuar t’iu përgjigjet pyetjeve parlamentare, ai i ka udhëzuar edhe ministrat ta bëjnë këtë gjë.

“Kurti ka refuzuar t’iu përgjigjet pyetjeve parlamentare, gjithashtu i ka udhëzuar ministrat të mos përgjigjen, ka sabotuar komisionet parlamentare hetuese, ftesa e tij është e pa sinqertë edhe tentimi me shpërnda fajin dhe dështimin për procesin e Këshillit të Evropës tek të gjithë”, vlerësoi ai.

Abazi thotë se këtë nuk mund ta quajmë refuzim, por qartësim nga opozita lidhur me tentim mashtrimit e Kurtit.

“Kjo nuk mund të konsiderohet refuzim por qartësi nga ana e pozitës lidhur me tentimin e mashtrimit dhe manipulimit që bën Kurti në vazhdimësi” përfundoi deputeti Haki Abazi.

//



#Abazi #Kurti #synon #mashtrimin #opozitës #kjo #është #arsyeja #ftesës #për #takim
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button