Qiej të kuqrremtë gjithandej Evropës, fenomeni i Aurora Borealis u pa edhe në Prishtinë

Një prej fenomeneve të rralla i njohur si “Aurora Borealis” që ka përshkuar qiejt nëpër gjithë botën, është vërejtur edhe në Kosovë.
Fotografi, Mendim Rugova, ka arritur që në orët e para të ditës së sotme ta regjistrojë një moment të tillë edhe në qiellin e Prishtinës.
Rugova ka shkruar se loja e ngjyrave që është tipike për këtë fenomen është vërejtur në Kosovë pothuajse njëjtë sikurse në zonat polare.
“11.05.2024 – Timelapse e Aurora Borealis mbi Prishtinë. Shihet loja e ngjyrave, tipike e këtij fenomeni gati sikur në zona polare”, ka shkruar Rugova.
Fenomeni i njejtë ka ndodhur nëpër gjithë botën. CNN ka publikuar fotografi nga qyteti i Portland ku shihet fenomenin “Aurora Borealis”.
#Qiej #të #kuqrremtë #gjithandej #Evropës #fenomeni #Aurora #Borealis #edhe #në #Prishtinë
gazetablic.com