Këngëtarja Teuta Selimi denoncon për dhunë bashkëshortin dhe vëllain

Këngëtarja Teuta Selimi ka denoncuar dy herë brenda 48 orëve në policinë e Kosovës, bashkëshortin dhe vëllain për dhunë fizike të ushtruar ndaj saj.
Fillimisht, në orët e para të së mërkurës, ajo raportoi për dhunë burrin, Patrik Neziri. Thuhet se një konflikt verbal mes çiftit u përshkallëzua në dhunë fizike, kur ky i fundit qëlloi disa herë në kokë këngëtaren.
Ndërsa mesnatën e kaluar ajo ka shkuar sërish në polici për të denoncuar vëllanë e saj, Agron Selimin. Dyshohet se vëllai e ka sulmuar fizikisht, pas një debati që nisi pikërisht për denoncimin e Teutës ndaj bashkëshortit, raportojnë mediat kosovare.
Policia ka marrë nën hetim të dy të pandehurit, ndërsa vëllai i këngëtares është dërguar në paraburgim për 48 orë. Ata do të hetohen për dhunë në familje.
#Këngëtarja #Teuta #Selimi #denoncon #për #dhunë #bashkëshortin #dhe #vëllain