Durmishi arrin në Prokurorinë Speciale për intervistim

Zëvendësministri i infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka arritur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në lidhje me nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë.
Në ditën kur njoftoi për ftesën që i ka bërë Prokuroria, Durmishi pati shkruar se dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt.
“Dëshiroj t’ju njoftoj se kam pranuar një ftesë nga prokuroria speciale për intervistë me datën 8 maj. Kur e mora ftesën mendova që më në fund po më ftojnë për të më pyetur për lëndën që e pata dorëzuar në prokurori speciale para gati tri viteve. Por jo, ata më kishin ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Me gjasë dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt, sepse gjithçka po ecën sipas planit”, kishte shkruar zëvendësministri.
Madje, Durmishi e ka quajtur të pakuptimtë ftesën për intervistim, duke thënë se prokuroria është bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik.
#Durmishi #arrin #në #Prokurorinë #Speciale #për #intervistim
gazetablic.com