Aktualitet
Haradinaj kujton heroin Bahri Fazliu: Një nga figurat më të ndritira të Lëvizjen Kombëtare për Çlirim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Bahri Fazliu në përvjetorin e rënies.
Haradinaj ka thënë se Bahriu ishte trim e i vendosur deri në vetëmohim.
“Bahri Fazliu është njëri prej figurave më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Trim, guximtar e i vendosur deri në vetëmohim, Bahri Fazliu, 26 vjet më parë fitoi përjetësinë, duke u bërë shembull për rininë shqiptare, se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të.
Lavdi veprës dhe rënies heroike të Bahri Fazliut. Përgjithmonë në kujtesën tonë historike!”, ka thënë Haradinaj.
#Haradinaj #kujton #heroin #Bahri #Fazliu #Një #nga #figurat #më #të #ndritira #të #Lëvizjen #Kombëtare #për #Çlirim
gazetablic.com