Aktualitet

Vdes veterani i UÇK-së, Skënder Hoti

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se ka vdekur ish-luftëtari i UÇK-së, Skender Hoti.

I ndjeri për disa vite ka shërbyer si infermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ratkoc.

“Pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta veterani i UÇK-së, Skender Sokol Hoti, nga fshati Ratkoc. Kontributi i Skenderit në luftën për liri, por edhe pas luftës në fushën e shëndetësisë si infermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ratkoc, është shumë i madh dhe asnjëherë nuk do të harrohet. Me këtë rast, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së ngushtë të Skenderit, vëllezërve të tij, farefisit, miqve, kolegëve nga QKMF-ja në Rahovec dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”, ka shkruar Latifi.



#Vdes #veterani #UÇKsë #Skënder #Hoti
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button