Life Style
Urimin që Kledi i bëri Evit për ditëlindje, do ta kishtë zili çdo vajzë
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Evi Reçi feston sot ditëlindjen. Një urim i bukur ka ardhur nga partneri i saj, modeli i famshëm Kledi Hysa, i cili përmes një postimi në instagramin e tij, i ka dedikuar fjalët më të bukura dashurisë së tij, siç e quan ai.
“Për një dashuri që sot ka ditëlindjen… Ti je bota ime, drita ime në errësirë, nxitja ime në heshtje. Edhe kur unë jam Kledi i të gjithëve, për ty kam kohë deri në ditën e fundit të jetës sime. Të dua më tepër se çdo gjë! Urime ditëlindjen, EviTa ime”, ka shkruar modeli i njohur.
Kujtojmë se çifti janë përfolur së fundmi se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, por ende nuk kemi një konfirmim zyrtar.
#Urimin #që #Kledi #bëri #Evit #për #ditëlindje #kishtë #zili #çdo #vajzë