Aktualitet
Vdes një grua në aeroportin “Adem Jashari”, gjendja iu keqësua në aeroplan
Një grua ka vdekur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas policisë, viktimës i ishte keqësuar gjendja shëndetësore derisa ishte duke fluturuar nga Zvicra për në Kosovë.
“Është raportuar se viktima femër kosovare derisa ishte duke fluturuar në arritje nga Zvicra, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.
Nga ana e policisë, rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.
#Vdes #një #grua #në #aeroportin #Adem #Jashari #gjendja #keqësua #në #aeroplan
gazetablic.com