Aktualitet

De Zerbi: Lojtarët po vuajnë ashtu si unë, duhet forcë deri në fund të sezonit

Tjetër humbje për Brighton-in e Roberto De Zerbi-t, që u mposht me rezultatin 3-0 nga Bournemouth të dielën.

Në një reagim pas kësaj ndeshje, italiani u shpreh se duhet të gjejnnë forcën për të përfunduar siç duhet këtë sezon të vështirë.

Duhet të gjejmë energjinë dhe mentalitetin për të përfunduar me forcë një sezon shumë të vështirë, duhet ta bëjmë për tifozët tanë. Duhet të japim më shumë dhe të luajmë më mirë. Më vjen keq për fansat tanë, ata nuk e meritojnë këtë. Është pjesë e punës sonë, por nuk është një periudhë e lehtë. Ne kemi ëndërruar të arrijmë Europën, por ne ende duhet të luftojmë dhe të luajmë me një energji tjetër. Unë dua t’i përfundojmë katër ndeshjet e fundit në një mënyrë pozitive për tifozët tanë. Lojtarët e mi po vuajnë ashtu si unë. Duhet të jemi të sinqertë me veten dhe të analizojmë paraqitjet tona, e sotmja nuk ishte e mjaftueshme”, deklaroi De Zerbi.



#Zerbi #Lojtarët #vuajnë #ashtu #unë #duhet #forcë #deri #në #fund #të #sezonit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button