Aktualitet
Tentoi të arratisej drejt Shqipërisë, arrestohet i dënuari për mashtrim në Greqi

Punonjësit e policisë në Janinë kanë arrestuar një burrë gjatë tentativës për t’u arratisur në Shqipëri. Bëhet fjalë për një të huaj të arratisur që mbeti i lirë pavarësisht dënimit për mashtrim.
Më konkretisht, arrestimi ka ardhur gjatë kontrollit që i kanë bërë të dhënave të tij. Më pas u konstatua se Gjykata e Kundërvajtjeve i kishte shqiptuar dënimin me burg prej tre vjet e gjashtë muaj, ndaj Prokuroria e Kundërvajtjes së Janinës urdhëroi burgosjen e tij.
I arratisuri është dërguar në prokurorinë e Plimmeliodikit të Janinës.
/a.r
#Tentoi #të #arratisej #drejt #Shqipërisë #arrestohet #dënuari #për #mashtrim #në #Greqi
Java News