VIDEO/ Momenti kur shpërthen tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, shoqërohen 3 persona në polici

Janë publikuar pamjet nga vendosja e tritolit në oborrin e banesës së gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër.
Në video shihet moment kur autori vendos lëndën plasëse në portën e hekurit dhe më pas largohet.
Lidhur me ngjarjen policia ka shoqëruar në komsiariat 3 persona, të cilët janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë.
Ndërkohë, identifikimi i autorit është i vështirë, pasi ai mbante kapuç në kokë dhe nuk i dukej fytyra.
Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme material, teksa për ngjarjen reagoi edhe KLGJ, duke kërkuar vendosjen e autorit para drejtësisë.
Dyshohet se ngjarja lidhet me detyrën e gjyqtarit dhe çështjet që ai ka gjykuar.
/a.r
#VIDEO #Momenti #kur #shpërthen #tritoli #në #banesën #gjyqtarit #në #Shkodër #shoqërohen #persona #në #polici
Java News