Aktualitet

VIDEO/ Rei Manaj vazhdon të mahnitë, shënon golin e 22-të në Turqi dhe fiton kundër Cikalleshit

Rey Manaj ka shënuar golin e 22-të sezonal dhe të 18-in në Superligën e Turqisë. Sivasspor fitoi 1-0 kundër Konyasporit të Cikalleshit dhe Et’hemit, duke bërë që Manaj të jetë jetik në ekipin e tij. Sulmuesi i Kombëtares gjeti golin në minutën e 86-të, duke treguar se minutat e fundit janë të preferuara për të që të shënojë.

Ka qenë pikërisht Manaj, si shpeshherë në këtë sezon, ai që ka zgjidhur situatën për skuadrën e tij. Në minutën e 85-të, sulmuesi tentoi të shënonte me një goditje dënimi që u kthye nga muri mbrojtës. Manaj mori përsëri sferën dhe nga jashtë zonës lëshoi një gjuajtje të pakapshme për portierin kundërshtar, duke i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës së tij, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.

 



#VIDEO #Rei #Manaj #vazhdon #të #mahnitë #shënon #golin #22të #në #Turqi #dhe #fiton #kundër #Cikalleshit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button