Qerkini: Brukseli ka stagnuar procesin e personave të pagjetur

Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, ka thënë se Brukseli ka stagnuar procesin e personava të pagjetur.
“Ne familjarët kemi të drejtë edhe kur s’kemi të drejtë kemi të drejtë të kritikojmë dhe të kërkojmë atë të pamundshme. Republika e Kosovës të zbatojë kur nuk e përkrahin shtetet. Sot sot i patë shumë ambasador, ku une kom pasë takim me ta, Brukseli me vendimet e veta duke thënë se duhet jetë prioritet humanitar personat e pagjetur, e ka stagnuar komplet procesin e personave të pagjetur”, u shpreh Qerkini
Ai iu drejtua edhe presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit, duke i thënë që duhet bërë më shumë në këtë proces.
Ndërkohë presidentja Osmani potencoi se plaga e Kosovës do të mbetet e hapur derisa nuk kthehen gjithë.
#Qerkini #Brukseli #stagnuar #procesin #personave #të #pagjetur
gazetablic.com