“Kush e ka gënjyer Monikën se do ta largojmë?”, Meta para Konventës: Do ta mundim edhe Partinë Komuniste të Kinës

Kryetar i PL ka folur për mediat në hyrje të Konventës. Ai tha se formacioni i tij politik ka nevoje për një Kryesi me njerëz si Lefter Maliqi.
Meta deklaroi se PL është aq e fortë sa do ta mundë edhe Partinë Komuniste të Kinës.
Lidhur me përjashtimin e Monika Kryemadhit nga partia, Meta tha:
“Kush e ka gënjyer Monikën? Askush s’do ta përjashtjojë, ajo është deputete e Fierit dhe mund të kandidojë sa herë të dojë. Nepotizmi është problem për shoqërinë. Jemi në këtë situatë sepse janë 500 lidhje nepotike në Tatime e Dogana. Ne duhet të tregojmë vullnetin në parti që të na besojnë shqiptarët nesër” – tha Ilir Meta.
Ai shtoi se Kryemadhi eshte me e mbrojtura sepse duke qene ish-kryetare partie eshte automatikisht edhe anetare e Keshillit Drejtues.
javanews / a.r
#Kush #gënjyer #Monikën #largojmë #Meta #para #Konventës #mundim #edhe #Partinë #Komuniste #të #Kinës
Java News