Aktualitet
FOTOLAJM / “Selam Musai” i Ilir Metës kërcen mbi armiqtë me flamurin kuqezi në dorë

Nëse Ilir Meta është Vojo Kushi, Mujo Ulqinaku dhe Mic Sokoli, sekretari i tij ka marrë rolin e Selam Musait.
Njësoj si ky i fundit kur hodhi gunën mbi telat me gjemba dhe iu turr armiqve italianë, Tedi Blushi ka kërcyer sot mbi policët për të hyrë me forcë në Bashkinë e Tiranës.
Vetëm se episodi u bë qesharak jo vetëm pse nuk arriti dot misionin final, por dhe se për disa minuta e mbajtën si top në ajër duke e pasuar policët tek protestuesit, e protestuesit tek policët. (javanews)
#FOTOLAJM #Selam #Musai #Ilir #Metës #kërcen #mbi #armiqtë #flamurin #kuqezi #në #dorë
Java News